Një shtetas i huaj është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte në një varkë në shëtitoren bregdetare të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që punëtori ndodhej në varkë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota se si ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Pas incidentit, punëtori është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Ende nuk ka informacion të detajuar për gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes pritet të kryhen verifikimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe mënyrën se si punëtori ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.


