Sali Berisha, duke iu përgjigjur sot (26 shtator) pyetjeve që i vinin në rrjetin social Facebook nga ndjekësit e tij, ka komentuar edhe nisjen e detyrës së ambasadorit të ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt.
Gjithashtu ai foli edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj.
I pyetur nëse është i ftuar në ceremoninë që Ambasada e SHBA-së do të organizojë më 2 tetor për prezantimin e ambasadorit të ri, Berisha tha se nuk ka dijeni për eventin.
“E uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam asnjë dijeni për ceremoninë”, u shpreh Berisha.
Sa i përket mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur të hënën nga Presidenti Begaj për rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, Berisha tha se nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë.
“Nuk kam marrë asnjë ftesë”, deklaroi kreu i PD-së.