Berisha: Strategjia jonë është ripërtëritja. Ripërtëritje do të thotë vitalizimi i kësaj force

Berisha: Strategjia jonë është ripërtëritja. Ripërtëritje do të thotë vitalizimi i kësaj force

14:10, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një tjetër bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur për planin e opozitës përballë qeverisë dhe mënyrën se si PD do të organizojë veprimtarinë e saj politike.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbi strategjinë e opozitës, Berisha ka deklaruar se fokusi i PD-së është procesi i “ripërtëritjes” së partisë. Sipas tij, ky proces synon vitalizimin dhe forcimin e strukturave të PD-së, me qëllim mobilizimin politik të demokratëve dhe qytetarëve.

Pyetje-përgjigje:

Lita Xh: Zoti Berisha, përballë skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë, deri kur do të mjaftohemi vetëm me denoncime? Cili është plani konkret për ta përballur këtë qeveri politikisht, dhe për të nxjerrë opozitën nga reagimi në aksion? Si do t'i ngrini dhe bashkoni demokratët në terren, si do t'i mobilizoni qytetarët, dhe mbi të gjitha çfarë do të bëjë konkretisht PD-ja për të kërkuar ndryshimin e kësaj qeverie? Demokratët kanë nevojë për një strategji të qartë, jo vetëm për deklarata. Cila është ajo?

Sali Berisha: Strategjia jonë është ripërtëritja e PD-së. Ripërtëritja e PD-së do të thotë vitalizimi i kësaj force politike në këtë përballje me regjimin më kriminal që ekziston në Europë.

Dhe unë ju garantoj se Partia Demokratike në këtë proces do të dalë shumë herë më e fortë. Dhe është e gatshme, dhe ju e ndjeni, ndiqeni ju lutem, debatin që po zhvillojmë, ka vetëm këtë synim: që Partia Demokratike të nxjerrë Shqipërinë në shesh kundër këtij regjimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco