Një 78-vjeçare është përplasur nga një automjet mesditën e sotme në Gjirokastër, te zona e “Postbllokut”, pranë lagjes “Punëtori”.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Zona Muzeale–Ura e Lumit, ku një automjet tip “Toyota” përplasi këmbësoren Violeta Selfo, e cila në atë moment po kalonte rrugën.
Pas përplasjes, 78-vjeçarja u transportua në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.













