LIBRAZHD- Ndodhemi në Fushë-Studen, një prej fshatrave më prodhues në njësinë administrative të Steblevës, në bashkinë e Librazhdit.
Tashmë jemi në kulmin e vjeljes së patates së Stëblevës, e njohur për shijen unike dhe cilësinë e lartë. Por fermerët, si çdo sezon, përballen me veshtiresi....
E para është gjetja e tregjeve dhe çmimi.
“Çmimi është i mirë, por gjithë sasia nuk shitet këtu. Tregtarët e shumicës e marrin me 40 lekë/kg. Ndërsa me pakicë, kur vijnë vetë blerësit këtu në anë të rrugës, e marrin me 60 lekë për kg”, tha një fermer.
Aktualisht patatja shitet në anë të rrugës me pakicë 60 lek per kg dhe me shumicë 40 lek/kg. Sakaq fermeret kerkojne pika grumbulimi.
“Patatja jonë e Steblevës shitet kryesisht në vend. Elbasani e njeh mirë, por dhe qytete të tjera.”
“Ushqim bio këtu marrin elbasanllinjtë e fierakët. këtu vijnë qytetarë e blejnë vetë, por me pakicë”, thanë fermerët.
Për vjeljen e patates, gjejnë punëtorë nga zona të tjera, ndërsa kostoja e punës dhe transportit rëndon mbi ta.
“Punëtorët i marrim nga Ostreni, me 3 mijë lekë dita. Duhet t’u sigurosh dhe transport.”
Ka mungesë për punëtorë se s’ka të rinj këtu, kanë ikur.”
“Për shkuljen na ndihmojnë fëmijët se vetë s’ia dalim”, shprehen më tej.
Mekanika e vjeteruar eshte nje tjeter shqetesim per fermeret. Ende në Fushë-Studen, patatet shkulen me kuaj. Ndaj kërkojnë grante nga shteti që të blejne makineri për mbjelljen e vjeljen e patates.
“Shumë të kënaqur nuk jemi. I shkulim me freza të vogla dhe kuaj, s’kemi mundësi të blejmë mjete bujqësore.”
“Prodhimi është çka nuk është aq mirë, se ka mbajt thatësirë. Punojmë veç nga halli. Kam mbjellë 5 dynym për të ndihmuar pensionin se kam pensionin e ulët”, thanë fermerët.
Pavarësisht vështirësive, fermerët thonë se toka dhe klima e Steblevës janë faktorët që i japin patates shijen unike.
Ndërkohë që fermerët ankohen se nuk kanë mbështetje, Ministri i Bujqësisë, Andis Salla permes nje reagimi ne rrjetet sociale thote se “sot patatja e Stebleves eshte nje produkt i branduar, i certifikuar me Kartën e Sigurisë. Pak muaj më parë u themelua dhe Agro Stebleva SHBB, një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin mes fermerëve dhe zhvillimin e prodhimit vendas”.











Komente
Komento