Durrës, 28-vjeçari filipinez humb jetën teksa punonte në varkë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2026, 15:05 | Kronikë

Durrës, 28-vjeçari filipinez humb jetën teksa punonte në

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të shtune në Durrës, ku një 28-vjeçar me shtetësi filipine ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, ku 28-vjeçari me iniciale A.R., punëtor i një firme private, ndodhej në një varkë në det dhe po punonte me një pompë për heqjen e ujit.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 12:20, i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos