Një 28-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Durrës, pasi u godit nga energjia elektrike gjatë kohës që ishte duke punuar në një varkë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:20 në lagjen nr. 1, ku i riu, me inicialet A. R. dhe me origjinë nga Filipinet, ishte duke kryer punën e tij për llogari të një firme private.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, 28-vjeçari po përdorte një pompë për largimin e ujit nga varka kur ra në kontakt me energjinë elektrike.
Pavarësisht ndërhyrjes, kontakti me rrymën rezultoi fatal dhe i riu ndërroi jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe mënyrën se si 28-vjeçari ra në kontakt me energjinë elektrike.













