Një 62-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit të një fëmije të moshës nën 15 vjeç.
Të lidhura
None found
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 25.09.2026, rreth orës 21:45, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, R.N. (62), nga një fshat i Tetovës, është paraqitur vetë në Stacionin Policor të Tetovës. Me urdhër të prokurorit publik nga PTHP Tetovë, ai është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet”, sipas nenit 188 të Kodit Penal. Personi është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
