Top Channel/ Rrezikohet dega e hotelerisë në Gjirokastër, regjistrime të pakta
26/09/2026 15:20

Në një kohë kur turizmi në Gjirokastër po kërkon gjithnjë e më shumë punonjës të kualifikuar, të rinjtë duket se po i largohen profesioneve të këtij sektori.Në shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano”, dega e hoteleri-turizmit rrezikon të mos hapet këtë vit për shkak të numrit shumë të ulët të regjistrimeve.Edhe pse regjistrimet vijojnë deri në fund të shtatorit, deri tani numri i nxënësve është larg minimumit të nevojshëm për të krijuar klasën. Shkolla profesionale “Thoma Papapano” pret nxënës nga Gjirokastra dhe i gjithë rajoni jugor, por këtë vit regjistrimet kanë pësuar rënie të ndjeshme.Të rinjtë që kanë zgjedhur arsimin profesional janë orientuar kryesisht drejt degëve të shërbimit të automjeteve dhe teknologjisë së informacionit, ndërsa hoteleri-turizmi ka mbetur me shumë pak regjistrime.Drejtuesja e shkollës e lidh këtë situatë edhe me mungesën e një perspektive të qartë për punësimin e profesionistëve të rinj në sektorin e turizmit.Sipas saj, një mënyrë për të rritur interesin do të ishte që subjektet hoteliere dhe njësitë e shërbimit të detyroheshin të punësonin staf të kualifikuar.Nje tjetër problem, sipas drejtueses së shkollës, është edhe orientimi i nxënësve nga mësuesit e arsimit 9-vjeçar drejt gjimnazeve, në vend të arsimit profesional.Në një qytet ku turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë, mungesa e interesit për profesionet e hoteleri-turizmit rrezikon të thellojë edhe më shumë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Top Channel/ Berisha s’ka ftesë nga Wendt: Nuk jam në dijeni të ceremonisë
26/09 15:22
Top Channel/ Infermieria kryeson në Elbasan, programet dyvjeçare plotësojnë kuotat
26/09 15:21
Top Channel/ Rrezikohet dega e hotelerisë në Gjirokastër, regjistrime të pakta
26/09 15:20
Top Channel/ Vlora, verë edhe në shtator, turistët e huaj zgjasin sezonin
26/09 15:17
Top Channel/ Punë edhe pas sezonit turistik, 3 200 leje unike për punëmarrës të huaj në 8 muaj
26/09 15:16
Top Channel/ Edhe pulat nga Tajlanda, 197 tonë mish pule përmes Kosovës
26/09 15:15
Top Channel/ Wendt nis misionin në Tiranë, Begaj rikonfirmon partneritetin me SHBA-në
26/09 15:12
Top News- Sapo zbret në Rinas, prangoset ukrainasi! Kievi e kërkonte për trafik droge
26/09 14:21
Top News- Dimri ‘troket’ me dëborë në Tropojë, shiu sjell gurë dhe dhera në Kukës
26/09 13:55
Top News – Mijëra vende pune të humbura/ Industria e veshjeve dhe e këpucëve, në krizën më të thellë
26/09 13:53
Top Channel/ Aksident në Thumanë, tre mjete përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën një 19-vjeçar
26/09 12:25
Top Channel/ Fasoneritë kërkojnë ndihmë, euro e dobët e kostot në rritje, kërkojnë ndryshime në 2027
26/09 12:19
Top Channel/ Dëborë në malet e Tropojës, shiu sjell gurë e dhera në disa rrugë të Kukësit
26/09 12:18
Top Channel/ 800 policë jashtë stadiumit, Shqipëri-Bjellorusi, kufizime pranë Arenës Kombëtare
26/09 12:14
Top News- Ndjekje si në filma në Durrës! I riu vjedh makinën, tenton t’i shpëtojë policisë por…
26/09 12:12
Top News- ‘Muri i lartë’ në Shkodër/ SPAK aksion, kapet Bledar Cafi, kërkohet Indrit Dokle
26/09 12:11
Top Channel/ “Muri i lartë”, SPAK dhe BKH në Shkodër, arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për drogë
26/09 12:10
Top Channel/ Shpërthimi, vrau tre shqiptarë në Athinë, tre shqiptaro-amerikanë ishin me pushime
26/09 12:07
Top News- Bllokohet qarkullimi në disa rrugë, policia plan masash për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi
26/09 11:40
Top Channel/ SPAK aksion në Shkodër e Tiranë, Endrit Dokle shpallet sërish në kërkim
26/09 11:22