Top Channel/ Goldoni në skenën e Bylisit, studentët e aktrimit sjellin “Zonjën e Bujtinës”
26/09/2026 15:26

Sezoni teatror në Teatrin “Bylis” vijon me premierën e Kiço Londos, “Zonja e Bujtinës”. Kryevepra e dramaturgut Carlo Goldoni, me regji të Kiço Londos, dhuroi për më shumë se dy orë humor, emocione dhe interpretime mbresëlënëse. Për regjisorin Kiço Londo, premiera ishte një eksperiment të cilin shumë e quajtën kurajoz, por ne fakt kurajon dhe talentin e vërtetë e treguan aktorët e rinj të shfaqjes, të gjithë studentë aktrimi. Aktorët e rinj shkëlqyen me interpretimin e tyre, duke mbajtur të mbërthyer vëmendjen e spektatorëve dhe sjellë me gjallëri personazhet dhe botën e Goldonit. Kimia artistike mes Artemisa Kusit dhe Igli Fushës, së bashku me interpretimin e gjithë ansamblit të aktorëve, i dha shfaqjes dinamikën dhe energjinë për të cilat shquhen veprat e autorit reformator italian të shekullit të 19-të Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë Artemisa Kusi, Igli Fusha, Mateo Dervishaj, Anila Muçaj, Enisa Hysa, Irdon Methasani, Fjodor Xhydollari, Stelina Sulejmani dhe Shpëtim Terolli. E zonja e Bujtinës është një grua e gjallë, komplekse, simpatike, gjithmonë e kthjellët dhe e aftë për vetëkontroll. Figura e saj dominon komedinë, duke kapërcyer pengesat dhe duke I bërë gjërat sipas mënyrës së saj. Ajo siguron një ekuilibër të vazhdueshëm midis reputacionit, interesit dhe lirisë, pa e pasur të nevojshme të martohet megjithëse ka “robëruar” me sharmin e saj shumë burra. “E zonja e bujtinës” do të vijojë të shfaqet edhe sonte, në Teatrin “Bylis”.

Top Channel/ Goldoni në skenën e Bylisit, studentët e aktrimit sjellin “Zonjën e Bujtinës”
26/09 15:26
Top Channel/ “Zëra të fuqishëm” të Ballkanit/Me foto e video,AFP sjell histori nga miniera në atelie
25/09 16:18
Top Channel/ “Muzg në kopshtin e qershive”! Vepra e Chekhov hap sezonin e ri në Teatrin kombëtar
24/09 20:10
Top Channel/ Thesaret nën ujë ende të pazbuluara, ekspertët: Të rikthehen ekspeditat
23/09 20:12
Top Channel/ Romakët, “pronarë” të Tepelenës/ Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë
23/09 12:32
Top Channel/ Humor i zi në nivelin e absurdit! Vepra që ngre pyetje ekzistenciale te Eksperimentali
22/09 15:29
Top Channel/ Debati për poezitë ndaj Enver Hoxhës/ Reagon qytetarja që u bë virale në Lushnje
20/09 15:21
Top Channel/ Dosja e Kasëm Trebeshinës zbulon si u shpall armik! Miqtë e spiunuan për…
20/09 12:29
Top Channel/ U tallën me Çerçizin! Ikën nga detyra kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore
19/09 15:26
Top Channel/ Një jetë në shërbim të të varfërve, foto të rralla nga misioni i Nënë Terezës në Indi
18/09 20:01
Top Channel/ “Serenights Festival”, rikthehen tingujt e kitarave dhe magjia e serenatave në Korçë
18/09 12:25
Top Channel/ Ansambli kombëtar në Itali, drejtori Marsi: Do të shkojmë edhe në Edinburg
17/09 20:01
Top Channel/ Tuneli i kujtesës komuniste, uniforma e dokumente pasurojnë muzeun e Luftës së Ftohtës
15/09 12:31
Top Channel/ Festivali i Filmit, “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” filmi më i mirë
13/09 14:06
Top Channel/ Dokumentari shqiptar prezantohet në festivalin “Përtej Murit-Nëna e Këshillit të Mirë”
12/09 15:32
Top Channel/ Artur Gorishti debuton si regjisor, “xixëllonjat e dimrit”, një film për shpirtin
12/09 15:30
Top Channel/ Filmat “zhvishen” nga propaganda! Regjisori Sejko sjell dokumentarin “Filmi i shtetit”
11/09 22:16
Top Channel/ Muzikë popullore në Elbasan! Edicioni i XIX-të i Festivalit Folklorik
10/09 12:29
Top Channel/Shanaj: Ky është palo festival.Regjisori: Ligji i ri? Zhdukje e prodhimit dhe kineastëve
09/09 15:29
Top Channel/ Problemet me filmin shqiptar, Butka: Mungojnë fondet, promovimi dhe sallat
07/09 21:09