
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një 29-vjeçar ka aksidentuar me automjet një këmbësore 77-vjeçare.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi A. M., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, ishte duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, kur ka përplasur këmbësoren V. S., 77 vjeçe.
E dëmtuara është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)