Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Eric Wendt zyrtarisht ambasadori i ri amerikan i Shqipërisë, Begaj: Forcim partneriteti mes SHBA-ve dhe vendit tonë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Eric Wendt zyrtarisht ambasadori i ri amerikan i Shqipërisë, Begaj:
Bajram Begaj dhe Eric Wendt

Pas mbërritjes së Gjenerali Eric Wendt në tokën shqiptare, ku sot i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj dhe mori zyrtarisht postin si ambasador i ri amerikan i Shqipërisë, ky i fundit ka ndarë detaje nga takimi mes tyre.

Përmes një postimi të bërë në rrjet, Begaj bën me dije se i ka uruar sukses ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ndërsa ka rikonfirmuar vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneriteti strategjik me SHBA-të.

“Shqipëria do të vijojë të jetë plotësisht e angazhuar në thellimin e marrëdhënieve dhe në avancimin e interesave tona të përbashkëta. Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë, si dhe për sigurinë dhe prosperitetin tonë.”, shkruan Begaj përbri videos së publikuar pasditen e kësaj të shtune, ku Presidenti së bashku me Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Shqipëri shfaqen duke shtrënguar duart pasi këtij të fundit iu besua dhe posti i ri.

Eric Wendt zyrtarisht ambasadori i ri amerikan i Shqipërisë, Begaj:
 
Eric Wendt zyrtarisht ambasadori i ri amerikan i Shqipërisë, Begaj:
 
Eric Wendt zyrtarisht ambasadori i ri amerikan i Shqipërisë, Begaj:
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese