Tragjedia në Athinë, humbin jetën motër e vëlla
Aktualitet E Shtunë, 26 Shtator 2026 15:37
Tre shqiptarë me shtetësi amerikane kanë humbur jetën pas shembjes së godinës ku po qëndronin për pushime në lagjen Plakes të Athinës. Ngjarja ndodhi pas një shpërthimi, i cili shkaktoi shembjen e godinës.
Viktimat janë identifikuar si Florin Hoxha dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, si dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës.
Tre viktimat ndodheshin në Athinë për turizëm, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes tragjike.

