AKTUALITET /

Vodhi automjetin në Tepelenë, policia e kap në Durrës! Tenton t'i ikë policisë dhe përplas 4 automjete

Drejtuesi i automjetit, sapo vuri re prezencën e policisë, shtoi shpejtësinë dhe tentoi t’u largohej shërbimeve, të cilët i bënë shenjë ndalimi.

Shkruar nga Versus

Vodhi automjetin në Tepelenë, policia e kap në Durrës!

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, Mariglen Kondi, një ditë pasi ai vodhi një automjet në Tepelenë.

Efektivat blu, e ndoqën pasi ai u përpoq t’i shpëtonte  duke u larguar me automjetin. Por gjatë rrugës  përplasi dhe 4 mjete të tjera.

Më pas 30 vjecari braktisi makinën dhe tentoi të largohej me vrap por u kap nga policia.

Njoftimi

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, gjatë patrullimit në territor, në rrugën “Pavarësia”, rreth orës 23:00, kanë konstatuar një automjet pa targa dhe me xhama të zinj, që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i automjetit, sapo vuri re prezencën e policisë, shtoi shpejtësinë dhe tentoi t’u largohej shërbimeve, të cilët i bënë shenjë ndalimi. Në ikje e sipër, drejtuesi i automjetit aksidentoi 4 automjete, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të policisë, dhe më pas braktisi automjetin, duke tentuar të largohej me vrap, por u neutralizua nga shërbimet e policisë.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se personi i ndaluar, shtetasi M. K., 30 vjeç, ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi një ditë më parë kishte vjedhur në Tepelenë automjetin me të cilin tentoi t’i largohej policisë", njoftoi Policia.

Nga verifikimet rezultoi se Kondi ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një automjeti një ditë më parë në Tepelenë. Ai tashmë akuzohet edhe për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor./Versus.al

Poll