Një 28-vjeçar filipinez ka humbur jetën mesditën e sotme në Durrës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte me një pompë për heqjen e ujit nga një varkë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, në një varkë që ndodhej në det.
Viktima është identifikuar me inicialet A. R., punëtor i një firme private.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net