SYRI TV/ Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën si Ambasador i SHBA në Tiranë

15:26, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë Eric Uendt i ka paraqitur letrat kredenciale Presidentit të Republikës Bajram Begaj duke nisur zyrtarisht detyrën si përfaqësuesi më i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ai u propozua nga Presidenti Donald Trump dhe u konfirmua nga Senati amerikan më 6 gusht. Ambasadori Uendt ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë, ndërsa me marrjen e detyrës i vjen fundi periudhës thuajse 3-vjeçare ku SHBA nuk kishte një ambassador në Shqipëri.

SYRI TV

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë Eric Uendt i ka paraqitur letrat kredenciale Presidentit të Republikës Bajram Begaj duke nisur zyrtarisht detyrën si përfaqësuesi më I lartë I Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Ambasadori Uendt është pritur nga Presidenti I Republikeë Bajram Begaj i cili  i pranoi Letrat Kredenciale të dërguarit të Uashingtopnit në Shqipëri.

Në një njoftim të shpërndarë nga Presidenca, thuhet se Kreu i Shtetit rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria do të vijojë të angazhohet plotësisht në thellimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve, duke u mbështetur në përparësitë e politikës së saj të jashtme dhe në përgjegjësitë që burojnë nga marrëdhënia e ngushtë.

Ambasadori Uendt ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë, ndërsa me marrjen e detyrës i vjen fundi periudhës thuajse 3-vjeçare ku SHBA nuk kishte një ambassador në Shqipëri.

Ai u propozua nga Presidenti Donald Trump dhe u konfirmua nga Senati amerikan më 6 gusht,

Gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, gjenerali Ëendt deklaroi se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe karteleve të drogës të lidhura me kartelet e narkotrafikut në Amerikën Latinë do të ishin disa nga prioritetet e tij gjatë mandatit në Shqipëri.

Gjatë kësaj séance ambasadori Uendt shprehu mbështetjen e tij për prokurorinë e posacme por theksoi se puna e prokurorëve është e rëndësishme përsa kohë ata do të mbeten apolitikë dhe të pavarur.

Uendt prezantoi edhe prioritetet ekonomike të mandatit të tij duke përmendur energjinë, inteligjencën artificiale dhe industrinë minerare si sektorë strategjikë ku SHBA synon të zgjerojë bashkëpunimin me Shqipërinë.

Një tjetër prioritet i shpallur nga Ëendt ishte mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak në kuadër të NATO-s ku u zotua se do të punojë që Shqipëria të përmbushë objektivat e aleancës për rritjen e shpenzimeve ushtarake, si dhe për forcimin e sigurisë kibernetike.

Eric Ëendt gëzon një përvojë prej mbi 34 vitesh shërbimi në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, me një karrierë të gjatë drejtuese në Forcat Speciale “Green Berets”. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco