Një 28-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në Durrës, pas kontaktit me energjinë elektrike teksa ndodhej në një varkë.
Sipas policisë, viktima është shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private. Ai po përdorte një pompë për të larguar ujin nga varka kur ra në kontakt me rrymën elektrike, duke gjetur vdekjen.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të Durrësit, në një varkë që ndodhej në det.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.
