web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Demo viziton Kombinatin: Nis rindërtimi për banesat e reja, pasojë nga tërmeti i 2019-ës

26 Shtator 2026, 15:30, Politikë CNA

Ministri Demo viziton Kombinatin: Nis rindërtimi për banesat e reja,

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një vizitë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Atje nisën punimet për pastrimin e sheshit në rrugën “Shaban Bardhoshi”,  gjë që i hap rrugë ndërtimit të banesave të reja për familjet që vijojnë të jenë në pritje të përfundimit të procesit të rindërtimit.

“Rindërtimi duhet të ecë me ritëm. Familjet kanë pritur mjaftueshëm. Tani duhet punë, çdo ditë, deri te çelësi i shtëpisë së re”,-theksoi Demo.

Siç bëhet me dije përmes një njoftimi, mdërhyrjet në Kombinat synojnë të çojnë përpara procesin e rindërtimit, i cili pati vonesa, e përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga