Në përfundim të bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për vijimin e angazhimit politik të opozitës dhe mobilizimin e qytetarëve.
Berisha ka vendosur në qendër të mesazhit të tij procesin e “ripërtëritjes” së PD-së dhe protestat qytetare, duke deklaruar se motoja e opozitës do të jetë “Shqipëria në shesh”. Ai ka vijuar kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar mazhorancën për varfëri, keqqeverisje dhe keqpërdorim të pasurive publike.
Berisha: Së pari ju falënderoj shumë për pyetjet, komentet, ndërhyrjet që bëtë.
Dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë kundër një armiku që çdo ditë po shpërbëhet, që çdo ditë po degradon kudo që ndodhet.
Të bëjmë gjithçka që të mos ketë asnjë ditë, asnjë orë paqe për këtë bandë në pushtet. Përshëndes qytetarët në Shqipëri, në Tiranë, në Nju Jork dhe kudo për zërin e tyre të fuqishëm ndaj kësaj organizate kriminale.
Ftoj demokratet dhe demokratët, të vazhdojmë të vendosur procesin e ripërtëritjes. Kusht jetik për ripërtëritjen e Shqipërisë.
Shqipëria në shesh, do të jetë motoja jonë. Edi Rama ka vetëm pasiguri. Edi Rama ka vetëm varfëri dhe mjerim, plaçkitje të papërmbajtur të pasurive publike dhe fondeve publike.
Edi Rama ka vetëm poshtërim të emrit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ka fatkeqësi, ka një fatkeqësi të madhe për çdo shqiptar.
Faleminderit.
© SYRI.net