AKTUALITET /

Trafikuan 15 emigrantë të paligjshëm nga Kapshtica drejt Tiranës, 2 persona shpallen në kërkim

15 emigrantët janë gjetut të fshehur në një përrua në afërsi të fshatit Lozhan të Maliqit, ndërsa janë sekuestruar dy mjetet

Shkruar nga Versus

Trafikuan 15 emigrantë të paligjshëm nga Kapshtica drejt

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim 2 persona të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm nga Kapshtica.

Sipas informacioneve, forcat e policisë kanë konstatuar dy automjete në afërsi të fshatit Kapshticë, të cilët dyshohet se kishin marrë një grup me emigrantë të paligjshëm.

 Forca të shumta janë vënë në ndjekje të dy mjeteve, pasi drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit të ndalimit.

Drejtuesit e mjeteve kanë lënë afër Lozhanit rreth 15 emigrantë të paligjshëm dhe janë larguar drejt Gramshit.

Aty janë përballur me postbllokun duke përplasur dy prej patrullave dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Pas përplasjes, ata kanë vijuar rrugën, ndërsa dy mjetet janë gjetur të braktisur në dy fshatra të Gramshit.

Policia ka identifikuar dy drejtuesit e mjeteve dhe i ka shpallur në kërkim ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë edhe një person të tretë.

15 emigrantët janë gjetut të fshehur në një përrua në afërsi të fshatit Lozhan të Maliqit, ndërsa janë sekuestruar dy mjetet që përdoreshin për transportin e tyre drejt Tiranës./Versus.al

 

Poll