“Lin 3” në Pogradec, sit palafit prehistorik 6 hektarë, vijojnë kërkimet arkeologjike
Për të gjashtin vit radhazi, arkeologë shqiptarë dhe të huaj po vijojnë kërkimet në sitin palafit Lin 3, në bregun e Liqenit të Ohrit. Gjatë këtij viti është konfirmuar një sipërfaqe prej rreth 6 hektarësh, duke e renditur Lin 3 mes siteve palafite me sipërfaqen më të madhe të njohur në Ballkan.
Bashkëdrejtuesi i projektit, Martin Hinz nga Universiteti i Bernës, e cilëson Lin 3 një nga sitet më të rëndësishme për studimin e prehistorisë së Shqipërisë dhe Europës. Sipas tij, vendbanimi ofron të dhëna të rralla për mënyrën e jetesës së komuniteteve të hershme.
“Lin 3 është një nga vendbanimet më të vjetra me palafite në Evropë. Ai përfaqëson rreth 2 mijë vjet histori banimi, nga viti 5800 deri në 4000 para Krishtit. Një pjesë e vendbanimit ndodhet në tokë, ndërsa një tjetër është nën ujërat e Liqenit të Ohrit. Kjo ka bërë të mundur ruajtjen shumë të mirë të materialeve organike, si druri dhe mbetjet bimore. Këtë vit po zhvillojmë kryesisht kërkime nënujore, të kombinuara me studime gjeofizike, për të kuptuar më mirë shtrirjen e vendbanimit”, është shprehur arkeologu.
Kërkimet synojnë të përcaktojnë më saktë përmasat dhe strukturën e vendbanimit. Kampionet e marra nga sedimentet do të analizohen në laboratorë në Bernë, Oksford, Kiel dhe Kopenhagë, për të nxjerrë të dhëna të mëtejshme mbi historinë e sitit.
Sipas Hinz, rëndësia e Linit shkon përtej historisë së vetë vendbanimit. Zona mund të ndihmojë studiuesit të kuptojnë edhe mënyrën se si bujqësia u përshtat dhe u përhap në Europë.
“Ballkani ka qenë një nga rrugët përmes së cilës njerëzit nga Anatolia sollën bujqësinë në Europë. Ne supozojmë se zona rreth Linit mund të ketë qenë një nga ‘laboratorët’ ku njerëzit përshtatën bujqësinë me kushtet më të freskëta dhe, në këtë mënyrë, një zonë kyçe për përhapjen e saj në Europë”, ka vijuar më tej ai.
Vendbanimi palafit i Linit ka sjellë të dhëna të rëndësishme për historinë e banimit në këtë zonë, nga Neoliti i Mesëm deri në Eneolit. Kërkimet pritet të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, përmes gërmimeve dhe metodave të tjera shkencore.
Siti është pjesë e trashëgimisë arkeologjike të lidhur me Liqenin e Ohrit, i cili është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Zbulimet në Lin 3 pritet të kontribuojnë më tej në njohjen e historisë së hershme të banimit dhe zhvillimit të komuniteteve në këtë zonë.
E rëndë në Durrës, humb jetën një 28-vjeçar nga Filipinet pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në një varkë
Berisha përgjigjet nëse e kanë thirrur në Këshillin e Sigurisë dhe prezantimin e Ambasadorit të SHBA më 2 tetor
Plagosja në Tiranë, arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë! Autori në kërkim
- 15:21 Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
- 15:03 E rëndë në Durrës, humb jetën një 28-vjeçar nga Filipinet pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në një varkë
- 14:49 Vizita në Francë, 600 mijë njerëz presin meshën që do të mbajë Papa në Paris
- 14:38 Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
- 14:35 Mijëra protestues dalin në rrugët e Madridit në protestë, shkak kriza e emigrantëve në Ceuta
- 14:24 Shtatë të vdekur në Kiev nga sulmet ruse, Putin: Do të mendojmë me kujdes për bisedimet për paqe