Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i frikshëm pranë Sukthit, “Volkswagen”-i përmbyset në mes të autostradës

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i frikshëm pranë Sukthit, “Volkswagen”-i
 

Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit. Nga fotot e siguruara nga Newsbomb.al, shihet një automjet tip “Volkswagen” i përmbysur në rrugë, ndërsa dyshohet se është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të plagosur apo për gjendjen e drejtuesit dhe pasagjerëve të mundshëm që ndodheshin në automjet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit, ndërsa vijon të mbetet i paqartë shkaku i aksidentit. Sakaq, karrotreci po bën të mundur largimin e automjetit nga rruga për të liruar qarkullimin rrugor. 

Aksident i frikshëm pranë Sukthit, “Volkswagen”-i
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese