Tek Irlanda nuk dëshirojnë ta luajnë ndeshjen ndaj Izraelit, takim ky i planifikuar për Nations League.
Mediat shkruajnë se gjithçka ka të bëjë me luftën në Gaza, pasi në Irlandë ka pasur përkrahje të madhe për Palestinën.
Madje, konferenca për shtyp e Irlandës është shtyrë. Trajneri Heimir Hallgrímsson dhe një lojtar duhej t’u përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve këtë mëngjes, por 15 minuta para fillimit të konferencës, një zyrtar i UEFA-s njoftoi se ajo ishte shtyrë.
Më vonë u njoftua gjithashtu se skuadra do të vonohej me 20 minuta për seancën stërvitore, e cila ishte planifikuar të fillonte në orën 11:00 sipas orës lokale, përpara ndeshjes në Debrecen të Hungarisë.
© SYRI.net
Klubet kërkojnë këshilla ligjore për kompensimin pas akuzave ndaj Manchester City-t
VIDEO/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’
Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në TiranëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: