AKTUALITET /

Rikthehet Saimir Tahiri! Ish-ministri rrëfehet publikisht në dokumentar për ngjarjet më të bujshme

Protagonistë të tij do të jenë personazhe që përmes kujtimeve dhe dëshmive do të rindërtojnë ngjarje dhe moment reale dhe më pak të njohura për publikun

Shkruar nga Versus

Rikthehet Saimir Tahiri! Ish-ministri rrëfehet publikisht në

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rikthehet publikisht, përmes një dokumentari ku do të përcjellë në vetën e parë, historinë e tij publike dhe politike, si dëshmitar dhe pjesë e ngjarjeve më të diskutuara të viteve të fundit.

ZËRI po përgatit një prodhim të ri multimedial në bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili do të rrëfejë ngjarje në të cilat ka qenë pjesë, por dhe do të tregojë për persona të përfshirë apo që i kanë jetuar nga afër.

Bazuar në rrëfime personale, dëshmi dhe materiale autentike, dokumentari prodhim i Zëri.al, që po përgatitet me një standard të lartë produksioni, synon të sjellë jo vetëm versionin e Saimir Tahirit, por edhe këndvështrime të tjera mbi ngjarjet që kanë shoqëruar historinë e tij publike dhe politike.

Protagonistë të tij do të jenë personazhe që përmes kujtimeve dhe dëshmive do të rindërtojnë ngjarje dhe moment reale dhe më pak të njohura për publikun.

Sot, do të nisë publikimi i parë i këtij prodhimi që në javët në vijim do ti prezantohet publikut./Versus.al

Poll