Për kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Edi Rama po e përdor Kosovën për propagandë ditore, pas heshtjes së këtij të fundit në OKB, lidhur me dënimin e ish udhëheqësve të UÇK.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mjaftojnë deklaratat për konsum politik ditor.
Sipas tij, me rëndësi është qëndrimi i qartë i Shqipërisë dhe mbështetja konkrete në institucionet ndërkombëtare.
‘Kjo është një histori e turpshme që nuk duhet të kalojë në heshtje’, përmbyll reagimin e tij Gazment Bardhi.
Statusi:
Edi Rama e përdor Kosovën për propagandë ditore, por kur vjen puna te qëndrimet në institucionet ndërkombëtare, fjalët mungojnë. Gjatë diskutimeve në OKB, Edi Rama nuk e përmendi asnjëherë Kosovën, UÇK-në apo liderët e saj.
Kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mjaftojnë deklaratat për konsum politik ditor. Ajo që vlen është qëndrimi i qartë i Shqipërisë dhe mbështetja konkrete në institucionet ndërkombëtare. Kjo është një histori e turpshme që nuk duhet të kalojë në heshtje.
© SYRI.net