Formula 1/ Rusell triumfon në Baku, por Antoneli vazhdon të mahnisë: titulli mbetet i hapur

Formula 1/ Rusell triumfon në Baku, por Antoneli vazhdon të mahnisë: titulli mbetet i hapur

16:24, 26/09/2026

George Rusell dhuroi një paraqitje të shkëlqyer në Azerbajxhan, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Baku dhe duke rihapur luftën për titullin në Formula 1.

Piloti i Mercedesit u nis nga pole-position dhe kontrolloi garën me qetësi, pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Red Bull.

Max Verstapen e ndoqi deri në fund, ndërsa Isak Haxhar plotësoi podiumin pas një gare të fortë.

Dy periudha me makinën e sigurisë, të shkaktuara nga aksidentet e Lando Norris dhe Pierre Gasly, i dhanë garës më shumë tension.

Megjithatë, Rusell ruajti avantazhin dhe kaloi vijën e finishit përpara Verstapenit me vetëm 1/10 e sekondës.

Ferrari u detyrua të kënaqej me vendin e katërt për Leclerc dhe të gjashtin për Lewis Hamilton.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe Kimi Antoneli, i cili bëri një rikuperim të rëndësishëm pas nisjes nga vendi i 16-të.

Italiani kaloi një numër të madh rivalësh dhe shmangu një humbje edhe më të madhe pikësh në kampionat.

Antoneli tregoi sërish ritëm dhe karakter, pavarësisht gabimit në kualifikuese që e detyroi të nisej nga fundi i grupit të parë.

Pas triumfit në Baku, Rusell vazhdon të mbajë presionin mbi shokun e skuadrës në betejën për kampionatin.

Megjithatë, Antoneli mbetet 66 pikë përpara Rusellit në krye të renditjes.

Kampionati i Formula 1 merr kështu një tjetër kthesë, me Mercedesin që vazhdon të jetë në qendër të betejës për titullin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco