Në kërkim nga SPAK/ Si i shpëtoi policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit Indrit Dokle! Planet e Ervis ...
Aktualitet
FOTO/ Pushimet u kthyen në tragjedi, njëri nga çiftet sapo ishte martuar! Dy personat e tjerë ishin në pritje të një fëmije
Mes viktimave janë Florin dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, si dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës edhe Ian Alexander Kirkpatrick, bashkëshorti i Floridës.
26 Shtator 2026, 15:59Nga G.M
Shqiptarët në Greqi
GREQI- Katër shqiptarë humbën jetën tragjikisht ditën e sotme pas shembjes së një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë. Mes viktimave janë Florin dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, si dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës edhe Ian Alexander Kirkpatrick, bashkëshorti i Floridës.
Sipas raportimeve të mediave greke, dy çiftet kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të ndërtesës. Florida Hoxha dhe Ian Alexander Kirkpatrick ishin martuar së fundmi dhe ndodheshin në Greqi për muajin e mjaltit, ndërsa Eris Cani dhe Florin Hoxha prisnin një fëmijë. Autoritetet vijojnë hetimet për shkaqet e shpërthimit, ndërsa një nga pistat e hetimit është ajo e rrjedhjes së gazit./Dosja.al
Florida Hoxha
Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick