web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takimi në Presidencë/ Zbardhen diskutimet e ambasadorit të ri të SHBA-së me Begajn

26 Shtator 2026, 16:16, Politikë CNA

Takimi në Presidencë/ Zbardhen diskutimet e ambasadorit të ri

Ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, mori sot zyrtarisht detyrën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë detaje nga takimi i sotëm i Wendt me presidentin Bajram Begaj, të cilit i dorëzoi letrat kredenciale.

Mësohet se në takim u riafirmua partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Po ashtu, Wendt dhe Begaj diskutuan bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.

“Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”,-theksohet në postim./CNA





Lajmet e fundit nga