Athinë, 3 shqiptarë të zhdukur në rrënojat e ndërtesës pas shpërthimit
Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani janë tre shqiptarët që rezultojnë të zhdukur nën rrënojat e ndërtesës së shembur pas shpërthimit të fuqishëm në zonën e Plakës, në Athinë. Florin Hoxha dhe Florida Hoxha janë motër e vëlla, ndërsa Eris Cani është bashkëshorti i kësaj të fundit.
Ata ndodhen mes personave që vijojnë të rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit që tronditi mëngjesin e së premtes rrugën Lysikratous, në zemër të Athinës. Deri më tani, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dy trupa nga rrënojat.
Pas nxjerrjes së trupit të një gruaje në orët e para të mëngjesit, nga rrënojat u nxor edhe trupi i dytë. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Zjarrfikësve, trupi i dytë i përket një burri 77-vjeçar me shtetësi britanike.
Operacioni për gjetjen e personave të tjerë vijon në mënyrë intensive. Në terren ndodhen rreth 30 zjarrfikës me gjashtë automjete, përfshirë dy mjete speciale të EMAK-ut, si dhe tre qen të kërkim-shpëtimit.
Shpëtuesit po përdorin edhe gjeofona për të identifikuar zëra të mundshëm nën rrënoja, ndërsa kamerat speciale po përdoren për të kontrolluar hapësirat e mbetura të ndërtesës së shembur.
Ndërkohë, autoritetet greke po hetojnë shkaqet e shpërthimit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e gazit natyror.
Vuçiç zbulon detaje nga biseda me Putinin: Oferta për gazin është e shkëlqyer për Serbinë
Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një 19-vjeçar! Shpëton shoferi i mjetit
Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, tre të plagosur
- 16:23 Kremtohet dita e emrit të Kryepeshkopit Joan, meshë solemne në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”
- 16:12 Ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt
- 16:05 Raporti: Obeziteti i’u kushton ekonomive evropiane mld euro çdo vit
- 16:01 Turizmi me çmime të lira, ekspertët: Rrezikon të ulë të ardhurat e bizneseve në Durrës
- 15:55 “Lin 3” në Pogradec, sit palafit prehistorik 6 hektarë, vijojnë kërkimet arkeologjike
- 15:21 Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat