Ambasada e SHBA zbardh takimin mes Wendt dhe Begaj: Përparësi lufta kundër grupeve kriminale transnacionale

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.
Në postimin e ambasadës amerikane theksohet se Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Mes tyre është diskutuar gjithashtu edhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.
Postimi i i ambasadës:
🇦🇱 Mirë se vjen, Ambasador Ëendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Ëendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Ëendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.




