Nis epoka “Maran”, trajneri surprizon me formacionin për sfidën ndaj Bjellorusisë
Kombëtarja shqiptare nis këtë të shtunë në mbrëmjen aventurën në Ligën e Kombeve. Trajneri Maran pritet të vijë me ndryshime në formacion, për ndeshjen me Bjellorusinë, që do të luhet prej orës 20:45 në “Air Albania”. Ndërkohë policia ka njoftuar planin e masave.
Epoka Maran në krye të kombëtares shqiptare, nis sonte në mbrëmje duke filluar nga ora 20:45. Në prolog të Ligës së Kombeve, kundërshtar është Bjellorusia, një ekip që vjen pas një momenti tepër pozitive, megjithatë në kampin kuqezi optimizmi është i madh.
Trajneri Maran, pritet të vijë me ndryshime të rëndësishme në formacion, ndërsa në tribunë ka dërguar 4 lojtarë, portierin Simon Simoni, mesfushorët Feta Fetai e Luis Hasën si dhe risin në listë Sabah Kerjota. Ndërkohë Klisman Cake u la jashtë për shkak dëmtimi.
Interesante është se Marana ka vendosur të mbajë me ekipin Klevi Qefalija-n, i cili u grumbullua për herë të parë me kombëtare, duke parë edhe situatën me dëmtimet.
Në portë do të rikthehet Berisha, në zemër të mbrojtjes kapiteni Gjimshiti së bashku me Ismajlin, Hysaj në të djathtë, ndërsa Pilo është në balotazh me Mitajn për krahun e majtë.
Në mesfushë Ramadani dhe Shehu, i cili duket në avantazh ndaj Asllanit, që ka pasur probleme fizike, më i avancuar Muçi, ndërsa Arbër Hoxha dhe Seferi pritet të luajnë në krah në mbështetje të Manajt.
Megjithatë gjithçka mund të ndryshoje deri në fillimin e ndeshjes. Kombëtarja kërkon të hedh pas krahëve momentin negativ, ku ka regjistruar 5 humbje në 5 ndeshje.
Në 7 përballjet mes tyre, kuqezinjtë kanë një bilanc pozitiv me 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Arbitri i ndeshjes është caktuar anglezi Sam Barrott, ndërsa asistentet e tij janë Adam Nunn dhe Wade Smith.
Ndërkohë policia ka njoftuar planin e masave për ndeshjen me Bjellorusinë. Prej orës 17:00 do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në disa prej akseve pranë stadiumit, ndërsa qindra efektivë do të angazhohen për mbarëvajtjen e aktivitetit.
Policia do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Për të shmangur radhët e gjatë, tifozët ftohen që të futen në stadium në orën 18:30, ndërsa mësohet se janë shitur rreth 15 mijë bileta.
Julian Ward emërohet sërish drejtor sportiv i Liverpoolit
Italia në “krizë” edhe pas rikthimit të Mancinit, humb 2-0 në shtëpi kundër Belgjikës
Michael Olise barazon rekordin 68-vjeçar, 9 asistime me Francën në një vit
- 16:23 Kremtohet dita e emrit të Kryepeshkopit Joan, meshë soleme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”
- 16:12 Ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt
- 16:05 Raporti: Obeziteti i’u kushton ekonomive evropiane mld euro çdo vit
- 16:01 Turizmi me çmime të lira, ekspertët: Rrezikon të ulë të ardhurat e bizneseve në Durrës
- 15:55 “Lin 3” në Pogradec, sit palafit prehistorik 6 hektarë, vijojnë kërkimet arkeologjike
- 15:47 Athinë, 3 shqiptarë të zhdukur në rrënojat e ndërtesës pas shpërthimit