Një zjarr ka rënë në katin e parë të hotel “Garden”, në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë kuzhinën e lokalit, ku u ndërhy për shuarjen e flakëve me fikëse pluhuri dhe ujë.
Zjarri u izolua dhe u shua, duke mos u përhapur në ambientet e tjera të hotelit.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak është bërë një pajisje gazi, ku ishte vendosur një tenxhere për ngrohjen e ujit, e cila kishte mbetur e ndezur.
Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.













