Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri të SHBA-ve, që do të përfaqësojë Amerikën në kryeqytetin shqiptar.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada thekson se ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.
'...diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.”, shkruan ambasada.
Statusi:
“Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.”
© SYRI.net
‘Rama e di se nuk i fiku radarët algoritmi!’ Semanaj: Luajti ‘kllounin’ në OKB-së, rrezikohemi të bëhemi meme si shtet
Krimi në zgjedhjet e 11 majit, PD: Kuvendi prej 2 muajsh nuk zbaton vendimin e Kushtetueses për Komisionin Hetimor
Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje!