Në kërkim nga SPAK/ Si i shpëtoi policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit Indrit Dokle! Planet e Ervis ...
Bota
FOTO+VIDEO/ Papa Leo në Paris, 700 mijë besimtarë në meshën madhështore: Të rinjtë janë Kisha e sotme
Ceremonia në natyrë u zhvillua përpara një turme të madhe, ndërsa në shesh ishin të pranishëm rreth 2,400 priftërinj dhe dhjakë, afërsisht 100 peshkopë, më shumë se 1,000 këngëtarë dhe 400 asistentë.
26 Shtator 2026, 16:37Nga G.M
Pamje nga mesha në Paris
FRANCA- Rreth 700 mijë besimtarë u mblodhën në Place de la Concorde në Paris për meshën e kremtuar nga Papa Leo, në ditën e dytë të vizitës së tij në Francë. Ceremonia në natyrë u zhvillua përpara një turme të madhe, ndërsa në shesh ishin të pranishëm rreth 2,400 priftërinj dhe dhjakë, afërsisht 100 peshkopë, më shumë se 1,000 këngëtarë dhe 400 asistentë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë homelisë, Papa Leo i ftoi besimtarët të reflektojnë mbi kuptimin e jetës dhe të pyesin veten se cila është etja e tyre më e thellë. Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e lidhjes së tepruar me pasuritë materiale dhe kënaqësitë e menjëhershme, duke e vënë theksin te besimi, paqja dhe dashuria. Një mesazh të veçantë Papa Leo ua drejtoi të rinjve, duke i cilësuar ata si 'Kisha e sotme' dhe duke vlerësuar entuziazmin, energjinë dhe angazhimin e tyre në komunitetet e krishtera./Dosja.al
Messe à la Concorde : «Puisse ma présence confirmer votre foi», confie Léon XIV lors de son homélie. →https://t.co/075GVUZuxr https://t.co/0DpHJPHVXb