Sport

Përkeqësohet situata e Granit Xhakës, akuzohet se mashtroi edhe në SHBA dhe rrezikon përjashtimin nga FIFA!

Përkeqësohet situata e Granit Xhakës, pas skandalit që ka shpërthyer për falsifikimin e certifikatës së vaksinimit për COVID19. Mesfushori, i cili është lënë jashtë grumbullimit të Zvicrës pasi u bë publik hetimi që po zhvillohet për të në Lucernë, tashmë rrezikon edhe një përjashtim nga të gjitha aktivitete me klub dhe përfaqësuese nga FIFA.

Gjatë hetimeve ka dalë në pah se Xhaka ka falsifikuar certifikatat për vaksinimin dhe i ka përdorur në një rast edhe për të udhëtuar drejt SHBA me Arsenalin, duke mashtruar kësisoj autoritetet doganore amerikane. Një situatë e cila padyshim përbën një shkelje shumë të rëndë, që përballet me pasoja penale e ndoshta edhe sportive.

FIFA po ndjek çështjen me vëmendje dhe nëse vërtetohet penalisht kjo shkelje e Xhakës, atëherë nuk është çudi që të ndërhyjë për të dënuar mesfushorin. Vendimet e FIFA-s janë globale e kjo do të thotë se nëse ajo vendos të pezullojë Xhakën për një periudhë të caktuar, ai nuk mund të zbresë në fushë as me Zvicrën e as me Sandërlendin derisa të shlyejë atë dënim.

Pas Granit Xhakës, një tjetër emër i madh është përfshirë në të njëjtën vorbull telashe.  Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur Breel Embolo, i cili është vënë në qendër të vëmendjes dhe është larguar/pezulluar nga grumbullimi i Zvicrës.

Embolo pritet të humbasë ndeshjet e radhës të ekipit kombëtar në Ligën e Kombeve, pasi mësohet se sulmuesi është penalizuar dhe gjobitur tashmë nga gjykatat zvicerane për përdorim të dokumenteve false (falsifikim të certifikatës së Covidit). Ky zhvillim vjen menjëherë pas bujës që bëri pranimi i fajit dhe largimi i kapitenit Granit Xhaka për të njëjtën arsye, duke shkaktuar një goditje të rëndë sportive dhe imazhi për Federatën Zvicerane të Futbollit.

Granit Xhaka në ditët e fundit ka qenë në vorbullën e polemikave pas hetimeve ndaj tij në lidhje me çertifikatën e vaksinimit ndaj Covid 19. Mesfushori pranoi se kishte blerë një çertifikatë të tillë dhe pas një akordi me Federatën Zvicerane u vendos që ai të qëndronte jashtë skuadre në ndeshjet e Nations League.