Politikë

Statusi i Saimir Tahirit në Facebook, miqtë e tij tregojnë për Top Channel se çfarë pritet të thotë ish-ministri i brendshëm socialist! (VIDEO)

“Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë”, me këtë diçiturë e ka përshkruar ish-ministri Saimir Tahiri një video të postuar në rrjetet e tij sociale.

Tahiri duket me një kast xhirimi, duke “bërë prova”, në atë që ngjan ose me një skenë filmi, ose me një prapaskenë interviste.

Miq të Saimir Tahirit të pyetur nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, për statusin e publikuar sot prej tij në rrjetet sociale dhanë këtë shpjegim.

“Sajmiri prej disa muajsh është përfshirë në realizimin e një dokumentari për jetën e tij ku përfshihet karriera politike përfshi prapaskenat e çështjes penale me të cilën u përball”.

“Dokumentarit është duke iu dhënë dora e fundit në montazh dhe do të transmetohet në rrjetet e tija sociale në ditët në vazhdim”, kanë pohuar ata.

LEXO EDHE: PD letër Peleshit: Kuvendi prej dy muajsh nuk zbaton vendimin e Kushtetueses për Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 11 majit 2025!  

LEXO EDHE:“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e vet modeste”/ Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale nuk do të vendosë nëse ky shekull i përket lirisë apo manipulimit, do ta vendosim ne!