Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

29-vjeçari me “Toyota” merr përpara këmbësoren në vijat e bardha, niset me urgjencë në spital (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
29-vjeçari me “Toyota” merr përpara këmbësoren
 

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës ku bëhet me dije se një makinë tip “Toyota” ka përplasur një këmbësore në vijat e bardha. Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Postblloku” pranë lagjes “Punëtori”.

Burime për mediat bëjnë me dije se mjeti tip Toyota me targa AB735PK i cili cili po lëvizte në drejtim të Zonës Muzeale-Ura e Lumit, përplasi shtetasen Violeta Selfo 78 vjeçe, e cila po kalonte rrugën.

Kjo e fundit është transportuar menjëherë me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital. Ndërsa nuk dihet akoma gjendja e saj shëndetësore. 

Në lidhje me aksidentin ka reaguar dhe Policia e cila bën me dije se aksidentin e ka shkaktuar një 29-vjeçar.

“Në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”,  shtetasi A. M., 29 vjeç, banues në Gjirokastër duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V. S., 77 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin” shkruhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese