Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Panik në autostradën Tiranë-Elbasan, autobusi i pasagjerëve përfshihet nga flakët

Shkruar nga Newsbomb
Panik në autostradën Tiranë-Elbasan, autobusi i pasagjerëve
Foto nga vendngjarja

Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, disa metra para hyrjes së tunelit.

Sipas burimeve, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese