Pamje të frikshme, merr flakë autobusi në afërsi të tunelit të Krrabës
Lajmifundit
/
26 September 2026, 17:19
Aktualitet

Një autobus është përfshirë nga flakët brenda tunelit të Kërrabës.
Nga pamjet e siguruara duket se autobusi është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të tunelit.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet zjarrfikëse dhe grupet e emergjencës.
Autoritetet po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


