POLITIKE

“As Netflix s’do ta imagjinonte. Skenar apokaliptik”/ Artan Hoxha për skandalin e Vlora Hysenit: Kjo që ndodhi me SHISH-in nuk do ta arrinte as një shërbim armik

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shtator 2026, 17:17
“As Netflix s’do ta imagjinonte. Skenar apokaliptik”/ Artan

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, arrestimin e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më të rënda ndaj institucionit të inteligjencës shqiptare. Hoxha tha se niveli i depërtimit të krimit të organizuar në strukturat shtetërore, sipas tij, ka kaluar çdo skenar që mund të imagjinohej.

Nisida Tufa: Ish-kreu i SHISH është tashmë në arrest shtëpie. Si e komentoni?

Artan Hoxha: Ka ndodhur kaq shumë gjëra kohët e fundit, sa është normalizuar edhe skandali më i madh. Pra kemi shkuar në fazën që po kthehemi dalëngadalë të pandjeshëm. Nuk na çudit asgjë. Jo se s’i kemi ditur, i kemi denoncuar, tashmë i shohim dhe me prova dhe prapë na duket e pabesueshme. Pra, asnjëherë nuk e kam menduar që gjatë gjithë karrierës që unë kam, pak 30 vjet si gazetar, që nuk e kam menduar kurrë që një krim i organizuar mund të shkonte deri në nivele të tilla.

Shërbimi informativ, fillimisht SHIK, pra Shërbimi Informativ Kombëtar dhe pastaj SHISH, Shërbimi Informativ Shtetëror, ato kanë pasur historinë e vet, kanë pasur periudha që statusi i tyre ishte shumë i rëndësishëm. Ata ishin me shumë peshë, ishin shumë të frikshëm, kryenin vërtet operacione të cilat edhe sot e kësaj dite kanë lënë pasoja, janë deri me shoqërime, rrëmbime, torturime, deri dhe zhdukje njerëzish kanë bërë.
Por organi ka qenë represiv, sigurisht, në shërbim të atij që mund të ishte në pushtet, por nuk ka qenë i kapur nga krimi i organizuar.
Sa më tepër që Shërbimi Informativ e ka kryesisht punën me shërbimet armike…

Nisida Tufa: Po pra, nëse mbështetet te shërbimet partnere, të cilët janë aleatët e Shqipërisë, detyra kryesore e tij është ta mbrojë vendin nga kërcënimi që i vjen…
Artan Hoxha: Nga vendet armike. Dhe ne, për fatin tonë të keq, i kemi shumë afër armiqtë tanë natyralë, të cilët herë pas here duan të na dëmtojnë. Diku i arrijnë qëllimit, diku dështojnë, por janë permanent në sulmin që i bëjnë vendit tonë për ta dobësuar, edhe si demokraci, edhe si shoqëri, edhe si shtet. Por unë besoj që as në ëndrrat më të mëdha që mund të kenë kaluar nëpër mend shërbimet e vendeve armike, nuk besoj që do të mendonin të realizonin një operacion të tillë që t’i shkaktonin shërbimit tonë shtetëror një katastrofë të këtij niveli.

Pra, edhe sikur Federata Ruse, ku di unë, shërbimi serb, shërbimi grek, shërbimi iranian të bëheshin bashkë dhe të përdornin të gjitha energjitë e tyre, burimet financiare, burime njerëzore, teknologjike për t’i shkaktuar Shqipërisë këtë gjë, unë besoj që nuk do ta kishin arritur. Dhe këtë gjë pra nuk e arritën gjithë këto shërbime të mëdha, me famë globale, pra famë të keqe, dhe e arriti shërbimi i Sukthit, shërbimi i Xhavzotajt, i Hamllajt. Pra duket në një skenë, domethënë, apokaliptike.

Unë nuk e di, edhe për dashamirësit e Netflix-it që shohin ato serialet “Narcos”, nuk besoj që regjisorëve të famshëm atje do t’u shkonte në mendje ta bënin fiction një gjë të cilën ne e bëmë në realitet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime