Design

Hoteli po kthehet në një “weekend club” për dizajnin/ Workshop-e me bojëra uji, pop-up mode dhe mësime për shtrimin e tavolinës!

Të shkosh në hotel vetëm për të fjetur po bëhet një koncept gjithnjë e më i vjetër. Këtë fundjavë, The Dunlin në Kiawah Island, South Carolina, po zhvillon “The Dunlin Edit”, një program që kombinon hospitality me modën, artin, interior design dhe entertaining. Aktivitetet zhvillohen më 25 dhe 26 shtator dhe janë menduar më shumë si një mini-festival lifestyle sesa si program tradicional hoteli.

Në hotel është hapur një pop-up nga Jenni Kayne me veshje dhe objekte artizanale për shtëpinë, ndërsa artistja Lia Burke Libaire zhvillon një workshop me bojëra uji të frymëzuar nga peizazhi bregdetar i Lowcountry. Vizitorët punojnë mbi vizatime dhe i personalizojnë ato përmes pikturës dhe dekorimit.

Programi përfshin edhe një workshop nga dizajneri dhe autori Nathan Turner rreth mënyrës së shtrimit të tavolinës. Turner demonstron se si mund të kombinohen elementet tradicionale amerikane me detaje më playful, ndërsa eksperienca përfundon me përgatitjen e një kokteji. Pjesëmarrësit marrin edhe një kopje të firmosur të librit të tij të ri “I Love Decorating”.

Është një shembull i mënyrës se si hotelet po përpiqen të krijojnë komunitet rreth markës së tyre. Në vend që aktivitetet të kufizohen te spa, pishina dhe restoranti, prona bëhet vend ku mund të mësosh diçka, të takosh krijues dhe të marrësh pjesë në një eksperiencë që ekziston vetëm për një fundjavë.