La pas Skelën, Bogdanin e Salihin, zbuloni sulmuesin që dominon historinë e rrjetave ndaj bjellorusëve
Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë përballë Bjellorusisë me objektivin e qartë për të marrë maksimumin.
Tekniku kuqezi duket se i ka ideat e qarta sa i përket 11-shes që do të hedhë nga minuta e parë, me një modul taktik 4-2-3-1 që premton ekuilibër defensiv dhe shpejtësi në fazën e zbritjes drejt portës kundërshtare.
Prapavija me eksperiencë dhe digë e fortë në mesfushë
Dinamizëm nga krahët dhe kreativiteti i Muçit pas Manajt
Faza e avancuar është konceptuar për të goditur me shpejtësi. Ernest Muçi do të veprojë në rolin e fantazistit pas shpinës së sulmuesit kryesor, i mbështetur nga krahët prej Taulant Seferit në të majtë dhe Arbër Hoxhës në të djathtë. Në majë të sulmit, i vetëm për të luftuar me mbrojtjen bjelloruse dhe për të finalizuar aksionet, do të jetë Rey Manaj.
FORMACIONI I MUNDSHËM (4-2-3-1): Etrit Berisha; Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti (C), Stavro Pilo; Ylber Ramadani, Kristjan Asllani; Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Taulant Seferi; Rey Manaj.

Top Channel