26 Shtator 2026, 17:40
Nga G.M
Presidenti amerikan, Donald Trump, duke folur për gazetarët më 26 shtator 2026.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 26 shtator se e refuzon planin shtatëditor të Iranit për rihapjen e Ngushticës së rëndësishme të Hormuzit, duke e cilësuar si të papranueshëm.
“Po e refuzoj marrëveshjen e tyre. Ata duan të bëjnë një marrëveshje për ta hapur menjëherë ngushticën sepse po humbin keq”, u tha Trump gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë. “Edhe mua më pëlqen të bëj marrëveshje, por kjo marrëveshje nuk do të ishte e pranueshme”.
Një ditë më parë ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se Teherani i kishte paraqitur Uashingtonit një plan “konkret” për rihapjen e ngushticës, i cili kërkon hapa të ngjashëm me ata të përcaktuar në një memorandum që të dyja vendet nënshkruan në Islamabad në fillim të këtij viti.
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka qenë një pengesë e madhe për arritjen e një marrëveshje për përfundimin e luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Në përgjigje të sulmeve amerikane dhe izraelite, Teherani kufizoi qasjen në ngushticë në fillim të luftës që nisi në fund të shkurtit, duke shkaktuar pengesa në tregjet globale të naftës dhe duke çuar në rritjen e ndjeshme të çmimeve. Uashingtoni, në anën tjetër, vendosi një bllokadë detare ndaj Iranit, duke devijuar anijet dhe duke i penguar ato që të arrinin në portet e vendit.
Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit. Ai tha se “sasi të mëdha nafte” po transportohesn përmes kësaj rruge ujore, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit ngushticën e kishin kaluar 29 anije.
“Ata ia kanë dalë të mashtrojnë veten”, theksoi presidenti amerikan.
Trump shtoi se Uashingtoni i ka ndërprerë Teheranit një nga burimet kryesore të të ardhurave përmes bllokadës detare.
“Tani nuk kanë para, sepse donin ta mbyllnin ngushticën dhe ne ua mbyllëm atyre”, tha ai./REL
donald trump ngushtica e hormuzit
Bota
26 Shtator 2026, 17:30
G.M
Princi Harry
ANGLI- Princi Harry ka shprehur kënaqësinë për rikthimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar, pas gjashtë...
Bota
26 Shtator 2026, 16:56
E.d
Pamje
SHBA- Banorët e lagjes West të Newark-ut, në New Jersey, u tronditën të mërkurën pasi një çarje e...
Bota
26 Shtator 2026, 17:11
G.M
Pamje nga sulmet në Ukrainë
UKRAINA- 11 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore ruse dhe ukrainase në Ukrainë dhe Rusi. N...
Bota
26 Shtator 2026, 16:37
G.M
Pamje nga mesha në Paris
FRANCA- Rreth 700 mijë besimtarë u mblodhën në Place de la Concorde në Paris për meshë...
Bota
26 Shtator 2026, 16:32
G.M
Xi Jinping dhe Donald Trump
SHBA- Buzëqeshjet e Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë janë të sigurta, diçka që K...
Bota
26 Shtator 2026, 16:27
G.M
Pamje nga protestat në Ceuta
SPANJË- Mijëra persona u mblodhën të shtunën në Madrid për të protestuar kund&eum...
Bota
26 Shtator 2026, 16:20
E.d
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Moska është e gatshme të rifillojë negociatat me Kievin pas zgjed...
Bota
26 Shtator 2026, 15:47
E.d
Pamje
LIBI- Shirat e rrëmbyeshëm që goditën perëndimin e Libisë gjatë natës nga e enjtja në të premte shk...
Bota
26 Shtator 2026, 15:16
G.M
Partia ultra e djathtë AfD , Partia ultra e djathtë AfD, e cila shihet këtu duke festuar fitoren e saj në Saksoni-Anhalt, ka fituar zemrat...
Bota
26 Shtator 2026, 15:09
G.M
Shpërthimi në Nord-Stream-2
Avokatët e zhytësit ukrainas Vladimir Zhuravlev do të apelojnë kundër vendimit të ...