26 Shtator 2026, 17:30
Nga E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka kritikuar mungesën e përmendjes së gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së gjatë fjalimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi në OKB. Në një reagim publik, Blushi shprehet se qëndrimet dhe veprimet e tij kanë cenuar interesat e Kosovës.
Në lidhje me këtë, deputeti i PL-së rendit disa pika ku pretendon se Rama ka mbështetur projekte apo qëndrime të favorshme ndaj Serbisë. Këtu ai përfshinë “Ballkanin e Hapur”, qëndrimet ndaj veriut të Kosovës, marrëdhëniet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe çështjen e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.
Më tej, ai thotë se Rama nuk guxoi të shpallte non-grata ministren serbe që glorifikoi genocidin në Kosovë, duke shtuar se i bashkohet Vuçiçit për “integrimin europian” por kurrë me Kryeministrin e Kosovës.
Tedi Blushi: Tradhtari i provuar i kombit, Edi Rama akuzoi SHBA dhe ish-Presidentin Biden për “tradhti” të hamendësuar ndaj krerëve të UÇK, rrjedhimisht, ndaj Kosovës. Pasi nuk mund të përsërisë më pafundësisht refrenin “Fajin e ka Saliu”, Rama duket se ka gjetur një adresë tjetër ku të transferojë tradhtinë.
Ironia bëhet edhe më e madhe kur kujton qëndrimet e vetë Ramës ndaj Presidentit aktual të SHBA, Donald Trump, që me të njëjtën gjuhë të ashpër e cilësonte si një kërcënim për njerëzimin dhe uronte të mos fitonte kurrë.
Por nëse flasim për Kosovën, tradhtia e provuar, ka emër: Edi Rama. Që kur u çlirua Kosova, armiqtë e kombit shqiptar, ndoqën një politikë shumë të mençur, duke u përpjekur ta “marrin kalanë” nga brenda me “kalin e Trojës”, Edi Rama.
Lapidar mbetet konstatimi i gazetarit të mirënjohur gjerman, Michael Martens: “Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiç”
Faktet flasin vetë!
1. Edi Rama mbështeti me fanatizëm projektin e ndarjes së Kosovës.
2. Edi Rama emëroi Ministër të Jashtëm, një anonim, vetëm pse mbështeste publikishit ndarjen e Kosovës.
3. Edi Rama është ndër themeluesit në Nish të projektit të “Ballkanit të Hapur”.
4. Edi Rama është autori i hedhjes në gjyq, për herë të parë në historinë e shtetit tonë dhe të shtetit të Kosovës, të kryeministrit të Kosovës (Ramush Hajradinaj).
5. Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që tronditi dhe mediat britanike, se veriu i Kosovës, është tokë e askujt.
6. Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që së afërmi Shqipëria dhe Kosova, do të kishin një President (nënkupto zhbërjen e shtetit të Kosovës).
7. Edi Rama ishte Kryeministri që u vonua më shumë nga të gjithë, për dënimin e sulmit terrorist në Banjskë dhe që nuk e dënoi aktin e rrëmbimit të policëve të Kosovës në territorin e tyre nga ushtria serbe.
8. Edi Rama, provokon vazhdimisht Kosovën, pavarësinë e saj, shtetin e saj dhe njëkohësisht i mban ison Serbisë.
9. Edi Rama në 13 vite në pushtet nuk e ka përmendur kurrë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që legjitimoi pavarësinë e Kosovës.
10. Edi Rama nuk ka lëvizur as gishtin e vogël për të nxitur njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete.
11. Edi Rama nuk përmendi Kosovën në fjalimin e tij në OKB se mos mërzitej Beogradi.
12. Edi Rama emëroi në krye të SHISH, Vlora Hysenin të shkarkuar nga Albin Kurti për lidhje agjenturore me UDB-në.
13. Kllounët mediatikë që financohen nga UDB, mbështetin të gjithë Edi Ramën.
14. Edi Rama i doli në krah Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë.
15. Edi Rama nuk guxoi të shpallte non-grata ministren serbe që glorifikoi genocidin në Kosovë
16. Edi Rama i bashkohet Vuçiçit për “integrimin europian” por kurrë me Kryeministrin e Kosovës.
17. Edi Rama kërkonte uljen e Serbisë në tryezë me BE kur e gjithë Europa dënonte Serbinë për glorifikimin e kriminelit Ratko Mlladiç. Faktet nuk manipulohen dot dhe as “tradhtia” nuk mund të hidhet përtej Atlantikut.
Tradhtia është në Tiranë.
Tradhtia ka emër.
Tradhtia është Edi Rama./Dosja.al
tedi blushi
Politike
26 Shtator 2026, 16:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon kryetarit të Kuvendit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kus...
Politike
26 Shtator 2026, 16:33
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e përdor Kosovën për...
Politike
26 Shtator 2026, 12:52
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme nisjen e detyrës së ambasadorit të r...
Politike
26 Shtator 2026, 15:12
G.M
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë një mbledhjeje të ekzekutivit të mbajtur në shkurt të vitit 2026.
...
Politike
26 Shtator 2026, 13:06
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit e tij në rrjete...
Politike
26 Shtator 2026, 13:03
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi live në rrjete sociale me ndjekës...
Politike
26 Shtator 2026, 13:00
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live në rrjetet sociale me ndjek&eum...
Politike
26 Shtator 2026, 12:53
E. D
Eric Wendt
TIRANË- Eric Wendt ka nisur zyrtarisht këtë të shtunë detyrën si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara...
Politike
26 Shtator 2026, 12:35
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live në rrjetet sociale me ndjekë...
Politike
26 Shtator 2026, 12:25
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit në rrjetet soci...