Lifestyle

Nga muzikantët te kuzhinierët, bota po zbulon gjithnjë e më shumë kulturën filipinase/ A po vjen momenti i ri i “soft power”?

Kultura filipinase po bëhet gjithnjë e më e dukshme jashtë kufijve të vendit. Një analizë e publikuar sot nga Lifestyle Inquirer ngre pikërisht këtë pyetje, a po përjetojnë më në fund Filipinet momentin e tyre të “soft power”, ku muzika, gastronomia, moda dhe krijuesit po ndërtojnë një imazh ndërkombëtar të vendit pa pasur nevojë për një fushatë tradicionale promovimi?

Vëmendja globale ndaj kulturës filipinase nuk po vjen nga një sektor i vetëm. Artistë me origjinë filipinase po marrin më shumë hapësirë në muzikën ndërkombëtare, ndërsa kuzhina e vendit po shfaqet në restorante dhe media gastronomike jashtë Azisë. Në të njëjtën kohë, moda, beauty dhe komunitetet kreative po krijojnë një identitet që nuk mbështetet më vetëm te ideja e “Pinoy Pride”, por te produkte dhe histori që arrijnë një publik shumë më të gjerë.

Koncepti i “soft power” është interesant pikërisht sepse nuk lidhet me promovimin direkt të një destinacioni. Korea e Jugut është ndoshta shembulli më i dukshëm i viteve të fundit / K-pop, K-dramas, K-beauty dhe ushqimi korean krijuan fillimisht interes për kulturën dhe më pas edhe për vendin. Japonia ka ndërtuar prej dekadash një ndikim të ngjashëm përmes anime, dizajnit, modës dhe gastronomisë.

Filipinet kanë një diasporë të madhe ndërkombëtare dhe një kulturë që përzien ndikime aziatike, spanjolle dhe amerikane. Pikërisht kjo përzierje mund të jetë një nga avantazhet e saj në një moment kur publiku global kërkon histori dhe identitete kulturore që nuk i ka parë vazhdimisht.