
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga e shkuara e Vlora Hysenit, ish-shefja e SHISH që sot ndodhet nën akuzë nga SPAK për nxjerrje të materialeve sekrete dhe bashkëpunim me eksponentë të krimit.
Në një intervistë televizive, Hoxha tha se Vlora Hyseni nuk ka banuar në Tiranë dhe se banesa ka qenë e regjistruar në mënyrë fiktive.
“Rama e parapërgatiti Hysenin për të marrë kreun e SHISH. E mori si këshilltare të sigurisë dhe, përveçse këshilltare e sigurisë, e kalon në këshilltaren e cila merret me shërbim informativ, si të thuash, ai e parapërgatiti për ta çuar atje.
Po tani, kjo e larguar nga Kosova, në momentin që aty vjen një kryeministër i cili nuk i ka marrëdhënie të mirë me kryeministrin tonë, dhe në vendimin e largimit në Kosovë është specifikuar që ajo nuk mund t’i japë informacion që e ka mësuar për shkak të detyrës që ka pasur, i cili është informacion sensitiv për Republikën e Kosovës dhe që mund të dëmtojë interesat e Republikës së Kosovës, mes tyre të drejtuesit të Republikës së Kosovës. Pra, duke ardhur në Tiranë, praktikisht ajo ka ardhur me vete me gjithë hard diskun, çfarë kishte për Kosovën”, tha Hoxha.
Sipas tij, njohja e saj me Ergys Agasin ndodhi kur ai u bë kordinator.
“Përgjegjësi kryesor për këtë katrahurë dhe katastrofë që ka shteti sot është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është vendim ekskluziviteti. Dhe më mirë që ndodhi kështu, sepse kështu qytetarët do ta kuptojnë që është Edi Rama dhe nuk është më përgjegjësi personale. Jo, është përgjegjësi e kryeministrit”, u shpreh gazetari./Versus.al

