“Albania’s Got Talent”, Nisin audicionet/ Spektakli i rekordeve rikthehet me edicionin e tretë në Vizion Plus

Dritat po ndizen sërish, skena po bëhet gati dhe kërkimi për talentin e radhës ka nisur! “Albania’s Got Talent” rikthehet me edicionin e tretë dhe këtë herë premton edhe më shumë surpriza, emocione dhe histori për t’u zbuluar.
Tirana ishte ndalesa e parë e audicioneve. Galeria “ETC” u kthye në pikëtakimin e dhjetëra konkurrentëve që mbërritën me një synim të përbashkët, të provojnë se e kanë atë që duhet për të qenë pjesë e skenës së madhe të “Albania’s Got Talent”.
“Ne jemi Ansambli Dyrrah, vijmë nga Durrësi. Ne prezantojmë gjeneratën e re të ansamblit të vjetër të Durrësit. Shkoi shumë mirë, shumë emocione, por ja dolëm me sukses.
Sot vendosa të prezantohem me geografinë e shteteve, një temë që shumë pak e përdorur këtu, më shumë përdorin muzikë, e përdor so avantazh dhe shpresoj që të dali për mirë”, u shrehën disa nga konkurentët.
Mosha të ndryshme, talente nga më të larmishmet dhe mbi të gjitha, shumë dëshirë për t’u treguar. Disa vinin për herë të parë përpara një audicioni të tillë, ndërsa të tjerë kishin pritur pikërisht këtë mundësi për të prezantuar talentin e tyre.
“Audicionin faktikisht e kam parë në televizor dhe pashë dhe njoftimin përsëri në televizion, kështu që u interesova, sepse unë nuk kam asnjë lloj eksperience, qoftë në kurse ose në programe të tjera të tilla për zbulimin e talenteve. Kështu që thashë po e provoj veten time këtu.
Unë jam Ersi Allko, vij nga Librazhdi. Edhe unë di të këndoj, të bëj ventrilokizëm, të kërcej dhe të modeloj. Zgjodha këngën, sepse është një nga pasionet e mia”, thanë të tjerë konkurentë.
Por thirrja e “Albania’s Got Talent” ka kaluar edhe kufijtë. Mes konkurrentëve që iu bashkuan audicioneve në Tiranë kishte të ardhur nga Kosova, por edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët zgjodhën skenën e talent shoë-t për të provuar ëndrrën e tyre.
“Kam dashur, që të aplikoja që vitin e kaluara, por e humba mundësinë. Por i thashë vetes që, kur të vijë radha tjetër, do bëj të pamundurën që të aplikoj”, u shpreh një tjetër konkurent.
Këngë, kërcim, akrobaci, performanca të pazakonta apo aftësi që mund të befasojnë që në sekondat e para, dyert janë të hapura për këdo që mendon se ka diçka të veçantë për të treguar.
“Kam dashur, që të aplikoja që vitin e kaluara, por e humba mundësinë. Por i thashë vetes që, kur të vijë radha tjetër, do bëj të pamundurën që të aplikoj.
Jam Grace, jam 19 vjeçe dhe jam gjysmë shqiptare edhe gjysmë irlandeze. My name is Grace, 19 years old. I’m from Ireland, but I’m half Albanian. My mom is Albanian and my family live in Tirana, and I’m here for the year. I’m looking to sing, undua të këndoj. Really excited to be here”, vijuan më tej konkurentët.
Audicionet sapo kanë nisur, ndërsa rruga drejt skenës së madhe të “Albania’s Got Talent 3” do të sjellë shumë emra, histori dhe surpriza. Pas Tiranës, kërkimi për talentet do të vazhdojë në rrethe të tjera të Shqipërisë dhe në Kosovë. Sepse këtë sezon, talenti mund të jetë kudo.




