Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç, është gjetur i varur me litar në mjediset e dusheve në burgun e Reçit.
Agron Llapushi ishte dënuar me 24 vite e 4 muaj burg për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alketa Llapushi, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.
Agron Llapushi së fundmi nuk kishte takime me familjarë apo të afërm.
Ka patur vetëm një takim në vitin 2023, 8 vite pasi është dënuar dhe një tjetër në vitin 2025.
Gjatë gjithë periudhës tjetër, askush nuk e ka takuar 49 vjeçarin.













