
Një 49-vjeçar i dënuar në burgun e Reçit është gjetur pa shenja jete në ambientet e institucionit.
Bëhet fjalë për Agron Llapushin, i cili është gjetur i varur me litar në zonën e dusheve.
Llapushi vuante një dënim prej 24 vitesh e 4 muaj burg për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alketa Llapushi, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.
Sipas të dhënave, ai kishte pasur shumë pak kontakte me familjarë apo të afërm gjatë viteve të vuajtjes së dënimit. Një takim ishte regjistruar në vitin 2023 dhe një tjetër në vitin 2025. Për pjesën tjetër të periudhës së qëndrimit në burg, 49-vjeçari nuk rezulton të ketë pasur vizita. Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.