Shkrumbohet nga flakët autobusi afër tunelit të Elbasanit, trafiku kilometrik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.09.2026, 17:51

Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, vetëm pak metra para hyrjes së tunelit.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar nga incidenti pas pasagjerët, mes tyre edhe turistë, kanë arritur të dalin në kohë nga autobusi.

Zjarri ka shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në këtë pjesë të rrugës, duke sjellë radhë të gjata automjetesh. Trafiku raportohet se ka arritur disa kilometra.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Autoritetet po punojnë gjithashtu për normalizimin e qarkullimit në këtë aks.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit